Këngëtarja shqiptare pasi FSK i doli në ndihmë Shqipërisë: Gjaku yt të do edhe kur ti gabon

Këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima ka reaguar pasi Kosova i doli në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e zjarreve.

Besa e cila ka qenë kundër ardhjes së këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Korçë, ka thënë se gjaku yt të do edhe kur ti gabon.

Postimi i saj:

‘Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur për Shqipëri për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve masive të dala jashtë kontrolli.
Faleminderit motra dhe vëllezër Dardan, ju DUAM!
Gjaku jot të do dhe kur ti gabon!
Faleminderit e…na falni!’ shkroi ajo


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu