Përveç aktrimit, vajzat simpatike të serialit “Fatet e Kryqëzuara”, Leyla Tanlar dhe Alina Boz, si duket kanë prirje edhe për këndim.
Dyshja “Xhansu dhe Hazall” siç njihen nga rolet e tyre, po del të jenë mjaft të talentuara, shkruan Magazina.al.
Ato në vitin 2015 ishin pjesë e një spektakli në Turqi “O Ses Türkiye Yılbaşı Özel” ku interpretuan këngën “Macera”, e cila u mirëprit nga juria dhe publiku.
Përndryshe ato shoqërohen shpesh bashkë, profesioni i ka bërë mike shumë të mira.