Kërcimi sensual në dasmë me Santianën, reagon ashpër Robert Berisha

Robert Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas publikimit të disa videove nga dasma e Adrit dhe Ilirianës, ku ai shihet duke kërcyer me ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”, Santiana Malokun.

Videoja u përhap shpejt në TikTok, duke bërë që Berisha të shprehet i revoltuar për vëmendjen që i është kushtuar këtij momenti.

Berisha, i cili është i njohur për energjinë e tij pozitive në dasma dhe ahengje, shkroi: “Qenka ndez TikToku. Nuk ka mbetur as të kërcejmë as të bëjmë atmosferë me kolege e shoqe se hor të bëjnë shqipet. Unë kërcej edhe e bëj ashiqare pa asnjë cent kompleksi, krejt ata që kanë qenë aty janë kënaq e për juve që për pak pëlqime dhe klikime shiteni, nuk ma ndien.”

Ai shpjegoi se qëllimi i tij ishte vetëm për të krijuar një atmosferë të këndshme për të pranishmit dhe theksoi se nuk ka komplekse kur është fjala për të kërcyer dhe për të bërë qejf me miqtë dhe kolegët e tij.

Duke përmbyllur reagimin, ai i kërkoi falje atyre që nuk ishin pjesë e festës për të mos pasur mundësinë të kënaqen me atmosferën që ai solli, duke thënë: “Në emër të kompanisë time ‘ndezim ndeja e ahengje’ ju kërkoj falje krejt juve që nuk keni qenë mbrëmë aty me u kënaq si ne”.

Në fund të postimit, Berisha e etiketoi të dashurën e tij, Ana Skrel, duke i shprehur se do të jenë së bashku në ngjarjet e ardhshme, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre mbetet e fortë dhe e qëndrueshme, pavarësisht komenteve dhe kritikave në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu