Këshilli penal ka refuzuar ankesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), për masën e kujdesit ndaj dy shefave të dyshuar të MPB-së dhe një arkivisti, të cilët janë të përfshirë në hetimet e lëndës ”Fortesa”, transmeton Zhurnal.mk.
Kjo nënkupton se Këshilli e ka pranuar vendimin e gjykatëses Aleksandra Pop Stefanija, e cila vendosi të mos i sanksionojë të dyshuarit, ashtu siç kishte kërkuar PSP-ja.
Sipas PSP-së, tre të dyshuarit kanë ndihmuar në shkatërrimin e sistemit me të cilin është kryer përgjimi i paligjshëm, ndërkaq urdhër kanë marrë nga i dyshuari Goran Grujoski.
Ndryshe, gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija edhe më herët ka refuzuar ankesat e PSP-së gjë që ngjallë dyshimë për anshmëri të kësaj gjykatëse dhe joprofesionalizëm.