Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 paradite u mbajt seancë e Këshillit penal për ankesat për përcaktim të paraburgimit për deputetët Lupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski.
Vendimet për ankesat pritet të publikohen gjatë ditës. Dimovski dhe Vasilevski u arrestuan lidhur me ngjarjet në Kuvendin e RM-së më 27 prill të këtij viti.
Vasilevski është në paraburgim në Shutkë, ndërsa Dimovski në arrest shtëpiak, pasi Kuvendi ua hoqi imunitetin./InfoShqip.com