“Këshilltarët e Mickoskit”, BDI: Qeveria vazhdon me krijimin e “zonave pa shqiptarë”

Kryeministrin Hristijan Mickoski, e këshillojnë 17 këshilltarë, të cilët paguhen nga 60 deri në 90 mijë denarë. Në listë, janë gjetur emrat kryesisht politik, përkatësisht ish zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së si Vlladimir Peshevski, Zoran Stavreski, por edhe ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Mickoskin, e këshillon edhe Aleksandar Spasenovski, ish deputet i VMRO-së, por edhe ish ambasadori Sasho Markovski. Pas publikimit të emrave të këshilltarëve, ka reaguar opozitarja BDI. Sipas tyre, Qeveria vazhdon me krijimin e “zonave pa shqiptarë” në institucionet shtetërore, duke i larguar në mënyrë sistematike shqiptarët nga pozicionet vendimmarrëse. Këtë herë, siç thonë nga BDI, kjo qasje reflektohet në përbërjen e ekipit këshillues të Kryeministrit, ku pothuajse nuk ka asnjë shqiptar. Kjo qasje tregon qartë se mekanizmat e balancuesit etnik janë ende të domosdoshëm për të ruajtur karakterin multietnik të shtetit, shtojnë më integristët. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu