Këta djem qëndruan 10 orë në -25 gradë dhe ia shpëtuan jetën maqedonasit 17-vjeçar (FOTO)

Tre alpinistët e patrembur, Senad Idrizi, Damjan Karlovski dhe Bozhidar Pranjiq ia shpëtuan jetën shkupjanit 17-vjeçar Hristijan A. – Kiko, i cili frrëshqiti dje dhe u përplas në një shkëmb në Malin Sharr, te Maja e Titos.
Me përpjekje mbinjerëzore ata dhanë gjithçka nga vetja për t’ia shpëtuar jetën të riut në temperaturë prej -25 gradë Celsius.

Për 10 orë, sa i është dashur helikopterit për të ardhur dhe për ta marrë të plagosurin, ata e kanë ngrohur me trupat e veta që të mos ngrijë krejtësisht.

Informatat e sotme nga spitali janë optimiste dhe flasin se Kiko nuk ka thyerje dhe gjakderdhje të brendshme, e as ngrirje të rrezikshme të ekstremiteteve./Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu