Këta ishin njerëzit më të rrezikshëm këtë vit

Jo shumë kohë më parë, interneti përfaqësoi një forcë përmbysjeje, dhe lista e Wired e njerëzve më të rrezikshëm në internet kryesisht përbëhet nga individë rebelë që përdorën potencialin përçarës në internet për të marrë strukturat e pushtetit në botë.

Pasi interneti ka hyrë në çdo aspekt të jetës sonë, njerëzit më të rrezikshëm në internet sot janë edhe njerëzit më të fuqishëm.

Një diktator rus evoluoi taktikat e tij prej shtypjes së disidentëve në internet e deri tek përdorimi i internetit për të plasuar dezinformata. Një përdorues i madh i rrjeteve sociale dhe një njeri që ofendon çdokënd që e kundërshton, tani edhe zyrtarisht është Presidenti i ri i Amerikës.

Këta ishin njerëzit më të rrezikshëm në internet këtë vit:

Vladimir Putin

Prej kur ekspertët mbështeten shkeljen e Komitetit Kombëtar Demokratit në korrik të bërë nga dy ekipe të hakërreve që kishin lidhje me shtetin, siguria kibernetike dhe konsensusi i komunitetit të inteligjencës amerikane është rritur: Rusia përdori internetin për të djallosur politikën elektorale të Amerikës.

Donald Trump

Si President i zgjedhur, Trump ka vazhduar të veprojë si shakaxhiu më i fuqishëm i botës në internet, duke iu thënë 17.6 milionë ndjekësve të tij në Twitter se kushdo që e djegë flamurin amerikan duhet të burgoset dhe t’i merret shtetësia. Llogaria e Trump në Twitter përhapë dezinformata në shkallë të madhe dhe e ka vënë në pikëpyetje procesin zgjedhor amerikan.

Steve Bannon

Para se Bannon të bëhej pjesë e fushatës së Donald Trump si CEO, ai tashmë veçse ishte në anën e Trump si publikues në faqen e lajmeve të krahut të djathtë, Breitbart.com. Gjatë punë së tij aty, Breitbart publikoi përmbajtje raciste që bënë shumë bujë. Tani, ai do të sigurohet që këtë perspektivë ta sjellë edhe në vetë Shtëpinë e Bardhë, transmeton Gazeta Express.

ISIS

Kulti pseudo-fetar i njohur si Shteti Islamik mund të jetë duke humbur para, burime dhe tokë në Irak dhe Siri. Por degët e tij janë duke u zgjeruar përmes uebit dhe rrjeteve sociale. Grupi tregoi më 2016 se mund të ndikojë tek njerëzit për të inspiruar ngjarje tragjike. Propaganda e ISIS këtë vit kontribuoi në masakra të tmerrshme prej sulmit me kamion në Nice e deri tek të shtënat në klubin e natës Pulse në Orlando. Dhe ndryshe nga të tjerët në këtë listë, rreziku i ISIS vjen nga ajo që eksperti i ekstremizmit të rrjeteve sociale Humera Khan e quan “Kolektivi i ISIS”. Vdekja e dhjetëra komandantëve të ISIS më 2016, me fjalë të tjera, nuk e ka penguar mesazhin e këtij grupi.

Rexhep Taip Erdogan

Për një moment të shkurtër gjatë kësaj vere, bota frikësohej se grusht shteti ushtarak do të rrëzonte Presidentin e Turqisë Erdogan. Më pas bota shikoi tmerrin që Erdogan bëri pas dështimit të grusht shtetit, diçka që nuk është parë në demokracitë moderne. Më shumë se njëqind gazetarë turq janë burgosur dhe qasja në Twitter, Facebook, YouTube dhe WhatsApp është shkurtuar. Në përgjigje ndaj protestave që përfshinë vendin, regjimi i Eroganit ka prerë disa herë krejtësisht qasjen në internet të miliona turqve, duke u mohuar atyre të drejtën të grumbulloheshin dhe të përhapnin informacionin e saktë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu