Këto erëza ua përmirësojnë qarkullimin e gjakut

Qarkullimi i keq i gjakut ndikon drejtpërdrejtë në funksionet e zemrës. Dieta e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, kontribuojnë në bllokimin e enëve të gjakut, duke zhvilluar ndër vite sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Duke e njohur mjaft mirë fuqinë e erëzave dhe “ushqimeve magjike” Living sjell listën e erëzave që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Kakao – Ekstraktet e kakaos janë shumë të mira në përmirësimin e niveleve të tensionit të gjakut në trup. Kakaoja është një burim i mirë i magnezit, i cili zvogëlon efektet e stresit në trup.

Ajo është e pasur gjithashtu me antioksidues që eliminojnë radikalet e lira. Kakao ofron mbrojtje edhe nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Piperi i kuq – është një tjetër erëz që siguron qarkullim të mjaftueshëm të gjakut dhe mban zemrën të shëndetshme. Heqja e pllakëzës bakteriale nga arteriet, heqja e toksinave nga trupi dhe zhvillimi i qelizave të gjakut janë disa nga përfitimet kryesore të kësaj erëze. Ajo ndihmon me zbërthimin e ushqimit dhe tretjen.

Hudhra – Mendohet që egjiptianët kishin qindra mënyra të përdorimit të hudhrës nga ana mjekësore. Kjo erëz mban nën kontroll kolesterolin e keq, si dhe parandalon infeksione të ndryshme. Studime të ndryshme kanë treguar se hudhra parandalon edhe grumbullimin e trombociteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu