Këto ishin të përbashkëtat e Isë Boletinit, Azem Galicës dhe Adem Jasharit

Tre heronjtë simbol të Kosovës kanë një lidhje të çuditshme mes tyre! Përveç ëndrrës së madhe për t’u liruar nga armiqët ata kishin edhe një tjetër lidhje, Isa Boletini dhe Azem Galica ishin takuar.

Sipas asaj që thuhet në librat e historisë në vitin 1909 teksa kryengritësit kosovarë marshonin hipur në kuaj në Drenicë për të luftuar kundër serbëve, Isa Boletinit i bëri përshtypje një djalë 20 vjeçar që drejtonte trimat e tij shumë herë më të mëdhenj në moshë se ai.

Pasi pyeti se cili ishte ai dhe shoqëruesit i thanë se ishte djali i Bejtë Galicës, Isa Boletini iu afrua dhe i tha:

“Të lumtë ore djalosh trim. Ti paske vendosur të çosh në vend amanetin e babait tënd, rrugën e tij lufatarke. Zemra m’u bë më mal, sepse Bejta nuk paska vdekur”.

Më 25 korrik 1990 teksa përkulej me plot nderim në varrin e Azem Galicës, Adem Jashari u betua se do të vazhdonte rrugën e lirisë në emër të tij.

Isa Boletini, Azem Galica dhe Adem Jashari, u vranë nga serbët duke u kthyer në simbol të luftës për liri.

Isa Boletini (1864 -1916) ka qenë figurë kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit.

Azem Galica (1889 – 1924) ka qenë prijës popullor i Lëvizjes kaçake që luftoi për bashkimin e trevave kombëtare.
Adem Jasahri (1955- 1998 ) ishte një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovoës duke qënë gjithashtu edhe kryekomandanti i saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu