Këto janë dy ushtrimet e vetme që do t’ua mbajnë trupin në vijë për tërë jetën

Nëse dëshironi të jetoni jetë të gjatë dhe të shëndetshme, atëherë duhet të siguroheni se jeni duke bërë mjaftueshëm ushtrime fizike.

Ushtrimet fizike do t’ua mbajnë trurin e shëndetshëm dhe do t’ua rrisin jetëgjatësinë. Hulumtuesit kanë zbuluar se shumë të rritur me linja të mira trupore kanë muskuj dhe eshtra sikurse të njerëzve që janë me dekada më të rinj, transmeton Telegrafi.

Çdo lloj i ushtrimeve është i mirë, qoftë nëse bëni një not të shpejtë, apo thjesht bëni lëvizje duke luajtur Pokemon Go.

Por, përderisa sasia minimale e ushtrimeve bazike sjell përfitime shëndetësore, është lehtë të dihet se ushtrimet më të shpeshta dhe më rigoroze sjellin edhe më shumë përfitime.

Nëse dëshironi me të vërtetë të qëndroni të fortë përderisa plakeni, atëherë janë dy ushtrime thelbësore të cilat duhet t’i bëni, tregon Dr. Michael Joyner.

Por, këto ushtrime nuk janë shumë të lehta: burpees dhe kërcimi me litar.

Përse burpees dhe kërcim me litar?

Shumica e njerëzve e arrijnë majën e forcës rreth moshës 25 vjeçare dhe disa hulumtime tregojnë se vrapuesit e maratonës kanë tendenca të jenë më të shpejtit në moshën 28 vjeçare, por kjo normalisht që ndryshon nga personi në person. Nëse keni filluar trajnimet e forcës pas moshës 25 vjeçare dhe nuk keni bërë ushtrime më herët, atëherë është normale që maja e fuqisë tuaj do të vijë më vonë.

Por, nëse me të vërtetë dëshironi të qëndroni fit¸atëherë duhet të ndërtoni forcë për të luftuar humbjen natyrale të masës së muskujve. Ia vlen ta bëni këtë, pasi që kjo do t’ju bëj të dukeni më të rinj dhe të jetoni më gjatë.

Forcën mund ta ndërtoni në shumë mënyra – me ngritje të peshave, me shtimin e intervaleve në ushtrimet e qëndrueshmërisë. Sidoqoftë, e mira e ushtrimeve burpee dhe kërcimit me litar është se do t’ua përmirësojnë qëndrueshmërinë dhe forcën, e të dyja këto përnjëherë.

Si t’i bëni këto ushtrime?

Është mirë të filloni lehtë me burpee, pasi që duhet siguruar se i bëni në formën e duhur. Nëse filloni duke qëndruar në këmbë, atëherë duhet të uleni si në pozitën squat derisa të mund t’i vendosni duart në dysheme. Shtrijuni në pozitën plank, bëni një pompë, pastaj me këmbë rikthehuni në pozitën squat dhe kërceni.

Kërcimi me litar, e që preferohet që litari të jetë me peshë është ushtrim tejet i mirë. Sa i përket kërcimit me litar ju mund të gjeni lloje të ndryshme të ushtrimeve të rekomanduara, por në përgjithësi duhet të bëni disa seta, e ndoshta edhe të ndryshoni nga një ushtrim në tjetrin.

Vetëm mbani mend që këto ushtrime janë të vështira dhe që merr kohë t’i përforconi këto ushtrime. /Telegrafi/

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu