Janë bërë të ditur edhe emrat tjerë të kandidatëve për deputetë të BDI-së, që do të pasojnë pas bartësve të listave zgjedhore që u publikuan pas mbarimit të mbledhjes së zyrtarëve më të lartë të partisë shqiptare në pushtet, BDI në Tetovë, njofton “Zhurnal”.
Rifreskime, emra të rinjë e të dëshmuar në sfera të ndryshme janë pjesë e listave të BDI-së që do të sfidojnë veten në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.
Në njësinë zgjedhore 1, BDI garon me Artan Grubin bartës liste pasuar nga Mevlude Iseni dhe Muhamed Ramadani.
Në njësinë zgjedhore 2, BDI mat forcat me Ejup Alimi bartës liste pasuar nga Rexhail Ismaili, Njomza Lumani dhe Mirvan Xhemaili.
Në njësinë zgjedhore 4, BDI për bartës liste ka Artin Spahiun.
Në njësinë zgjedhore 5, BDI ka vendosur të kandidojë Afrim Shaqirin si bartës liste i pasuar nga Adem Karaga, Arjeta Veliu dhe Musa Ibraimi.
Në njësinë zgjedhore 5, BDI-ja si bartës liste ka vendosur liderin e partisë Ali Ahmeti pasuar nga Talat Xhaferi, Shpresa Hadri, Branko Manojlovski, Xhevat Ademi, Mirsada Emini, Merita Mustafai.