Këto janë gjasat e Hillary Clintonit për t’u bërë presidente më 8 nëntor

Një studim nga “Princeton Election Consortium” ka gjetur se Hillary Clinton ka 99 për qind gjasa që ta mundë Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 8 nëntor.
Dy ditë para zgjedhjeve, vlerësohet se Hillary Clinton i ka 312 vota elektorale, krahasuar me 226 të Trumpit, transmeton Express.

Në total, 270 vota nevojiten për të fituar.

Zhvilluesi i këtij studimi model, shkencëtari dhe profesori i Princeton, Sam Wang, i ka parashikuar saktë rezultatet në zgjedhjet e vitit 2012 në 49 nga 50 shtete./Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu