Gjashtë harta janë publikuar fillimisht nga Qeveria e Malit të Zi dhe pastaj janë shpërndarë nga mediat malazeze duke zbuluar kështu sekretin mes pikës kufitare të dy vendeve.
Marrëveshja e nënshkruar nga dy vendet ka mbetur pezull që nga nënshkrimi në Vjenë më 26 gusht 2015, ndërsa Qeveria e Malit të Zi zbuloi sekretin shënuar me raportin mbi zhvillimin e negociatave për përgatitjet për përfundimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.
Në hartën e parë, paraqitet vija kufitare që fillon me kufijtë me shtetin e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, e cila ka shënuar shtyllën e kufirit (Piramida nr. B-28/4), e vendosur në vendin e quajtur “Tromeça” për të lëvizur malet Bogiçevica.
Në hartë gjithashtu paraqiten me distancë me metra e gjatësi kufitare dhe tregohen kufijtë e pikat horizontale dhe vertikale, transmetojnë mediat malazeze, përcjellë “Bota sot”.
Kufijtë paraqiten edhe në pjesët e tjera të hartave, domethënë paraqitet me kilometra e metra gjatësi të gjitha kufijtë.
Ndërsa në hartën e gjashtë dhe të fundit të publikuar, paraqitet vija kufitare Çakor- Pejë. Tregohet me metra se kur fillon pika kufitare dhe kur mbaron.
Në hartë paraqitet gjithashtu vija kufitare në drejtim dhe me numër si dhe kryqëzimi i tre kufijve të Malit të Zi, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Marrëveshja me Malin e Zi apo ndryshe demarkacioni i kufirit ka sjellë shumë kundër reagime si nga qytetarët ashtu edhe nga disa zyrtarë të pozitës e opozitës në Kosovë, duke u shprehur se përmes kësaj marrëveshjeje Kosova i fal tokë Malit të Zi.