Këto janë kandidaturat e partive për deputetë që po qarkullojnë

Përveç Partisë Demokratike Shqiptare që ka publikuar emrat në listat për deputetë, partitë tjera shqiptare ende janë në fazën e konsultimeve brenda partiake dhe deri në fund të javës pritet të dalin e emrat e kandidatëve. Nga BDI paralajmërojnë se deri të premten ka gjasa të vendoset përfundimisht se kush do të jenë kandidatë për deputetë. Deri në fund javë edhe lëvizja BESA, që është në koalicion me RDK-në e Fadil Zendelit, do të mbajë mbledhje të kryesisë qendrore dhe do të vendosë për listat e deputetëve. Nga ana tjetër koalicionit LR-PDSH, UNITETI dhe RDK e Vesel Memedit pritet t’i bashkëngjitet edhe PPD e Abdylhajdi Veselit, ndërsa edhe kjo parti deri në fund javë të ketë gati listat. Në BDI vetëm kryetari i saj Ali Ahmeti dihet që do të jetë bartës listën në Njësinë e 6 zgjedhore, kurse në Njësinë e 5 përmendet emrat e Ramiz Merkos dhe Faton Pollozhanit. Në njësinë 1, 2 dhe 3 ende nuk emra konkret, por që momentalisht degët e kësaj partie në këto njësi po kalkulojnë që sa më shumë të rinj të jenë pozicionuar sa më lartë. Në Njësinë 2,  nga dega e Çarit emri më i përfolur si bartës është Ejup Halimi, kurse nga dega e Likovës zëvendëskryeministri për integrime evropiane Arbër Ademi dhe deputeti aktual Rexhail Ismali, por edhe Kaltrina Azizi. Në njësinë e parë për bartës liste qarkullon ministri aktual i ekologjisë Bashkim Ahmeti. Në BDI megjithatë pritet që në momentin e fundit që të vendosë kryetari Ali Ahmeti, ku sipas burimeve të gazetës KOHA, në mbledhjen e fundit të kryesisë ai vetë ua ka bërë me dije anëtarëve se emrat e ministrave aktual do të jenë pjesë të listave, si dhe një numër i vogël deputetësh nga përbëra e tanishme, me arsyetimin se duhet të vazhdojë kontinuiteti i grupit parlamentar.

Në Lëvizjen BESA thonë se janë në fazën  përfundimtare të konsultimeve për përpilimin e listave për deputetë. Jozyrtarisht flitet se në këtë parti bartës liste në Njësinë 1 pritet të jetë Zeqirija Ibrahimi, por përmendet edhe emri i profesorit Ali Pajaziti. Në njësinë 2 më afër për bartës liste përmendet emri i sekretarit të përgjithshëm Afrim Gashi, ndërsa menjëherë pas tij flitet Zenun Ismali nga RDK e Fadil Zendelit, kurse si pjesë e listës përmendet edhe Shaban Zendeli, kryetarin i degës për Likovës të Lëvizjes BESA. Kryetari Bilall Kasami do t’i prijë listës për deputet në Njësinë 6, ndërsa pas tij do të jetë Fadil Zendeli i RDK-së. Në koalicionin LR-PDSH, UNITETI, RDK, ende janë në fazën e anketimeve të brendshme për renditjen në lista, ndërsa presin edhe propozime nga organizata jo qeveritare dhe emra nga intelektual shqiptarë që gëzojnë kredibilitet në shoqëri. Nga LR-PDSH-në thonë se koalicionit të tyre pritet t’i bashkohet edhe PPD e Abdylhadi Veselin. Burime nga LR-PDSH thonë se kryesia e kësaj partie është e mendimit që kryetari Zijadin Sela të jetë bartës liste  në Njësinë 6, e jo në Njësinë 5 nga edhe ku është. Kur bëhet fjalë për bartës liste dhe vendet e  dyta në LR-PDSH dhe në partine UNITETI , përveç liderëve partiak do të kandidohen njerëz që kanë dominojnë me popullaritet në zona të caktuar ku presin vota nga ky koalicion. Nga liderët partiak, Gëzim Ostreni i UNITETIT pritet të jetë bartës në Njësinë 5, kjo për faktin se gëzon popullaritet në komunën e Dibrës, përveç nëse kryetari i LR-PDSH Zijadin Sela do të vendosë të jetë bartës në Njësinë 5. Po për Njësinë 5 përmendet edhe emri i mjekut Bekim Tateshi. Vendi i dytë në Njësinë e 6 është rezervuar për kryetarin e RDK-së Vesel Memedi, kurse pas tij në listë pritet të radhitet sekretari i LR-PDSH-së, mjeku Arben Taravari, kurse vend në listë pritet të ketë edhe për Abdyladi Vejselin e PPD-së. Në Njësinë 1 me më shumë gjasa bartës liste do të jetë nënkryetari i UNITEI-it Zylfi Adili, ndërsa në Njësinë 2 Dukagjin Osmani, nënkryetar  LR-PDSH-së. Pas tyre do të jenë nga radhët e të rinjve dhe persona që kanë kredibiltet dhe që sjellin vota, sidomos në Kumanovë, Likovë, Haraçinë, Çair dhe Studeniçan. (Koha.mk)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu