Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka propozuar Kuvendit një rezolutë pas arrestimit të liderit të saj Ramush Haradinajt në Francë, duke kërkuar që ai të lirohet sa ë shpejtë dhe të ndërpriten bisedimet me Serbinë.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka prezantuar para kuvendit të gjitha pikat e kësaj rezolute, ku po ashtu kërkohet edhe dorëheqja e negociatorëve të dialogut me Serbinë, raporton Klan Kosova.
Këto janë pikat e propozuara për rezolutën:
Lirimi pa kushte i Ramush Haradinaj të ndodhë sa më shpejtë dhe të konsiderohet detyrë primare.Qeveria të kërkoj me ngulm përfshirjen e BE-së, përmes Federica Mogherini që të përshpejtohet lirimi nga mbajtja në Francë i Ramush Haradinajt.
Qeveria të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që të informoj të gjitha instancat ndërkombëtare që refuzon juridiksionin e Serbisë.
Të ndërpriten bisedimet me Serbi deri në anulimin e të gjitha fletarrestimeve.
Dorëheqja e të gjithë përgjegjësve negociatorë me Serbinë, sepse kane qenë të vetmit që kanë mundur të jenë të informuar për emrat që kanë fletë-arreste dhe figurojnë në listën e Interpol-it.