Disa avionë luftarak serb fluturuan disa herë shumë ulët mbi kokat e banorëve të Preshevës gjatë ditës së sotme duke shkaktuar panik tek ta.
Një kërcënim i hapur pas arrestimit dhe poshtërimit publik të Gjuriccit, pamjet kanë shkaktuar reagim të madh nisur edhe nga fakti se kanë rikthyer kujtimet e genocidit serb ndaj shqiptarëve për dekada me radhë.
Pavarësisht qëllimit të ulët për të cilin avionët fluturuan mbi kokat e preshevarëve, në fakt flota ajrore serbe ka pak se me çfarë të kërcënojë shqiptarët.
Ajo përbëhet kryesisht nga një grusht hekurishtesh të ndryshkura që kanë mbetur prej kohës së Jugosllavisë dhe avioni më i ri daton në mesin e viteve shtatëdhjetë.
Konkretisht, avionët që fluturuan në Preshevë i përkasin modelit “Soko J-22” dhe janë një prodhim i përbashkët mes Jugosllavisë së kohës dhe Rumanisë, shkruan Albeu.com.
Projekti nisi në vitet shtatëdhjetë dhe u finalizua me ndërtimin një numri të konsiderueshëm për secilin shtet.
Në total u prodhuan 85 avionë të tillë deri në vitin 1991 kur edhe filloi shpërbërja e Jugosllavisë.
Aktualisht, Serbia ka vetëm 6 avionë nga këta në përdorim, të cilët më së shumti nuk janë të gatshëm për fluturim. /Albeu