Familja e Obamës u largua nga Shtëpia e Bardhë ditë më parë, ndërkaq tani president i SHBA është Donald Trump.
Ndërsa fëmijët e tij u bënë të njohur për publikun përgjatë viteve, Barron Trump mbetet i vetmi fëmijë i presidentit dhe zonjës së parë Trump.
Barron, është fëmija i vetëm i Donald dhe Melania Trump
Ai është 10 vjeçar, e këto ditë duket që po fiton zemrat e njerëzve në Amerikë.
Barron nuk do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë!
Edhe pse Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, djali i tij nuk do të qëndrojë aty.
Sipas New York Post, Barron do të vazhdojë qëndrimin e tij në Manhattan, pasi aty ndjek një shkollë prestigjioze dhe shumë të shtrenjtë, Kolumbia Grammar School. Qëndrimi i tij do të jetë me Melania Trump, për gati 1 vit deri sa ai të përfundon atë, e më pas do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Në 60 vite, Barron është djali i parë që do të jetojë në Shtëpinë e Bardhë
Në vitin 1961, ishte djali i John Kennedy që u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë, që atëherë nuk kishte më asnjë djalë.
Barron njihet edhe si “Donaldi i vogël”, “Mini Donald”
Barron është i pavarur, i mençur dhe i zgjuar, ai po ndjek hapat e babait të tij, prandaj edhe shpesh e quajmë “Mini Donald”, ka thënë Melania Trump.
Sipas saj, kur Barron ishte vetëm 5 vjeç ëndërronte të bëhej biznesmen dhe lojtar golfi.
Barron ka një Dado!
Në intervista të mëparshme Melania dhe Donald Trump kanë treguar se janë vazhdimisht në udhëtime të ndryshme, prandaj shpesh herë kanë nevojë që dikush të merret me të.
Por megjithatë, edhe pse thuhet se një vajzë e re punon për ta, shpesh familja Trump e kanë mohuar një gjë të tillë.
Barron flet dy gjuhë
Edhe pse ai po ndjek hapat e babait të tij, Barron ka trashëguar edhe rrënjët nga nëna e tij.
Melania Trump, në një intervistë ka zbuluar se Barron flet gjuhën angleze, dhe rrjedhimisht edhe gjuhën sllovene.
Barron fle shumë
Melania Trump, gjithashtu ka bërë të ditur në një intervistë se djali i tyre Barron ka gjumë shumë të rëndë. Madje, mund të zgjasi me orë të tëra dhe ai të jetë në gjumë të thellë.