Këto janë shkaktarët e venave varikoze të gjymtyrëve të poshtme

Shkaku i vërtetë i kësaj patologjie, venave varikoze nuk është identifikuar ende, por publikime të shumta tregojnë që radikalet e lira ose të paktën prania e tepërt e tyre luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes së venave, duke dëmtuar strukturën e paretit venoz .

Faktorët favorizues

Trashëgimia është një ndër faktorët kryesor në shfaqen e kësaj sëmundjeje. Nëse të dy prindërit vuajnë nga varikoza, mundësia për të pasur varikozë edhe fëmija është 95%.

Faktorë të tjerë janë: barrat, profesioni (i lidhur me pozicionin e punës, ngritjen e peshave të rënda) mbipesha ose rëniet e menjëhershme nga pesha, duhani etj.

Përsa i përket moshës së shfaqjes së kësaj sëmundjeje tek fëmijët ose adoleshentët, ende sot është një realitet i neglizhuar.
Autorë të shumtë këmbëngulin në aspektin heriditar, trashëgiminë, në transmetimin e sëmundjes së varikozës, duke bërë që ajo të shfaqet sa më herët.

Mjekimi i venave të varikozuara

Metodat e trajtimit të insuficiencës së venave të varikozuar janë: kirurgjia, skleroterapia, lazeri, radiofrekuenca etj.
Sot në botë ka gjetur përhapje të gjerë skleroterapia me shkumë skerozante, duke mjekuar të gjitha format e venave varikoze dhe cilësuar si standard i lartë ku në 10 të sëmurë 8 trajtohen me skleroterapi.

Kjo për disa arsye:

– e lehtë në aplikim, kryhet në kushte ambulatore, pa anestezi lokale.

– pasi kryhet, pacienti vazhdon aktivitetin normal.

– ka kosto të ulët.

– aplikohet sa herë lind nevoja, nuk ka kufi, duke qenë sëmundje evolutive me origjinë të panjohur.

Çfarë është skleroterapia?

Është një teknikë e trajtimit të sëmundjes së varikozës dhe realizohet nëpërmjet injektimit të një produkti sklerozant në formën e shkumës në brendësi të venës së dëmtuar.

Realizohet me disa seanca, në bazë të segmenteve të dëmtuara të venave të varikozuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu