Këto janë skenarët për formimin e qeverisë së re në Maqedoni

Këto janë skenarët për formimin e qeverisë së re në Maqedoni Pëlqej0

Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:
Abonohuni Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
“Pasiguria vazhdon. Për sa kohë nuk ka një rezultat përfundimtar, është vështirë të parashikohet se si do të dukej qeveria e ardhshme”, ka thënë drejtori i Qendrës për Studime për Evropën Juglindore pranë Universitetit të Gracit në Austri, Florian Biber për “Deutche Welle”.

Sipas tij, skenari më i keq i mundshëm do të ishte të vazhduarit e qeverisjes së koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, gjë e cila do të diskreditohej për shkak të skandalit të përgjimeve, dhe do të nënkuptonte mbylljen e hetimeve serioze e politikave larg qeverisjes demokratike.

“Opsion tjetër do të ishte koalicioni i gjerë, që sipas meje BE-ja do ta mbështeste por ky nuk do të ishte stabil.

Skenari më i mirë do të ishte koalicioni mes opozitës dhe disa partive shqiptare, që do t’i jepnin mbështetje Prokurorisë Speciale Publike rreth vazhdimit të hetimeve dhe që do të mundohej të vendoste qeverisjen e së drejtës dhe demokracisë.

Ky, gjithsesi nuk do të ishte një koalicion afatgjatë dhe stabil, por do të ishte urë deri sa të kthehen bazat e parimeve demokratike.

Ekziston edhe skenari se nuk do të ketë koalicion dhe sërish do të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë Biber për “DW”.

Ai ka folur edhe për manipulimet e bëra deri më tani, për të cilat thotë se nuk janë befasuese, por janë më të vogla se sa pritej të ishin.

Lidhur me krizën politike në vend, Biber është shprehur pesimist se ajjo mund të përfundojë.

“Pavarësisht se cila qeveri do të zgjedhet, do të jenë të nevojshme muaj për sjelljen e reformave dhe veprim në hetimet që kanë filluar”, ka hënë Biber. /albeu.com/
[one_third]


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu