Këto janë vendet më të sigurta në botë, nëse do të ketë luftë bërthamore

Tensionet që përfshijnë po rikthehen në rrëmujë të politikës botërore, kështu që nëse hipotetikisht mendohet një luftë bërthamore, nga do të duhej të iknit?

Vdekja e Presidentit të Kubës, Fidel Castro, rishtazi – i cili njihej për kërcënimet me luftë bërthamore – na ka përkujtuar sesa shumë ka ndryshuar bota, që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Thuhet se tani bota është më e sigurt sesa që ka qenë ndonjëherë në histori dhe këtë e tregojnë rënia e vrasjeve të dhunshme dhe zvogëlimi i vrasësve.

Bazuar në një studim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), vrasjet në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi kanë pësuar rënie gjatë 15 vjetëve të fundit dhe luftërat kanë sjell më pak viktima krahasuar me luftërat e shekullit të kaluar.

Madje as luftërat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme nuk mund të krahasohen me gjenocidin e diktatorëve su Stalini, Mao ose Hitleri.

Megjithatë, testimet atomike të Koresë së Veriut dhe zbatimi i sanksioneve të Këshillit Evropian për vendet si Rusia, do të mund të kenë pasoja të rënda.

Shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropian (BE) kanë vendosur të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë – për konfliktin me Ukrainën – dhe kjo parasheh tensionim të marrëdhënieve ndërmjet Rusisë e NATO’s, duke mos lënë anash as paqëndrueshmërinë në kufijtë mes Indisë dhe Pakistanit.

Ish-shefi i Pentagonit, William Perrz ka thënë se rreziku i një lufte bërthamore është më i lartë tani sesa në vitet e 70’ta dhe kjo mund të rritet edhe më tej me zgjedhjen e Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bazuar në të gjitha këto rrethana “The Guardian” ka supozuar se cilat do të ishin vendet më të sigurta në rast se një luftë e tillë do të niste, transmeton Express, citon lajmi.net.

Sipas “The Guardian”, vendi më i sigurt do të ishte Antarktida dhe kjo nuk është hera e parë që vendi i akullt konsiderohet si vend për t’u fshehur ose për të fshehur armë bërthamore nga një luftë e tillë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Antarktidë ishin fshehur një masë e madhe e armëve bërthamore.

Opsion tjetër, si vend i sigurt është konsideruar Ishulli i Lindjes në Paqësorin Jugor, në të cilin janë larguar drunjtë për tu vendosur figura gjigante të gurit.

Në listën e vendeve që do të iu ofronin siguri nga një shpërthim masiv bërthamor do të ishte edhe arkipelagu i Kiribatit apo ishujt Marshall që janë të rrethuar me 750 mijë milje me sipërfaqe oqeanike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu