Me rastin e krijimit të stilit, zgjedhja e ngjyrave është shumë e rëndësishme. Nëse i kombinoni në mënyrën e duhur, secili kombinim i modës do të duket jashtëzakonisht i shtrenjtë.
Ndonjëherë është vërtet e vështirë të gjenden nuanca komplementare, të cilat përshtaten bukur, prandaj kemi dëgjuar këshillat e ekspertëve të famshëm të modës.
Qe se çfarë thonë ata, cilat ngjyra përshtaten më së miri:
Ngjyrat rozë dhe e kuqja
Përfundimisht është zgjedhje e qëlluar për ato dama të cilat dëshirojnë të jenë mbresëlënëse.
E verdha e zjarrtë dhe e kaltra e çelët
Këto dy ngjyra japin përshtypjen e femrës së suksesshme dhe të fuqishme dhe janë zgjedhje e mirë për shumë raste.
E kuqja dhe krem
Nuk janë shumë të ekspozueshme, por me siguri do të japin përshtypje të femrës shumë të aftë e cila di mirë çfarë dëshiron dhe si ta realizojë dëshirën e saj.
Ngjyra bezhë dhe e bardha
Këto nuanca të buta duken tepër të mira kur kombinohen në një stil. Këtu fjalët nuk janë të nevojshme, shikoni fotografitë dhe binduni edhe vetë.