Këto simptoma të kancerit të vezoreve nuk duhet t’i injoroni kurrsesi

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, më shumë se 22 mijë femra janë prekur nga kanceri këtë vit dhe më shumë se 14 mijë kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Nëse zbulohet që në fazat e para, 94% e pacientëve jetojnë më shumë se 5 vjet. Por, problemi është se vetëm 20% e grave të prekura nga kanceri në vezore arrijnë të diagnostikohen që në fillim me këtë sëmundje.

Në shumicën e rasteve, kanceri nuk shfaq asnjë simptomë në fillim dhe kur fillojnë të shfaqen, simptomat -dhimbje abdominale ose parehati, ënjtje ose fryrje të barkut, rënie në peshë dhe nevojë urgjente për urinim – mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera.

Ish-atletja e lojërave olimpike, Shannon Miller, e cila ka vuajtur nga kanceri i vezoreve dhe, fatmirësisht, ka arritur ta mposhtë, tregon se në fillim ajo kishte pasur dhimbje të shumta në stomak dhe fryrje të barkut. Ajo kishte humbur gjithashtu rreth 3 kg. Në fillim kishte menduar se dhimbjet i shkaktoheshin si pasojë e çrregullimeve të ciklit menstrual.

Fatmirësisht, mjekët e Miller zbuluan një kist në anën e djathtë të vezores. Miller iu nënshtrua kimioterapisë dhe një operacioni dhe arriti t’ia dalë. Tani 39-vjeçarja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe për këtë ajo falënderon Zotin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu