Këto do të jenë trendet më të reja të bukurisë vitin që vjen! Flasin ekspertët

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 23: Models, details, are seen backstage ahead of the Francesco Scognamiglio show during Milan Fashion Week Spring/Summer 2016 on September 23, 2015 in Milan, Italy. (Photo by Matteo Valle/Getty Images)

Çdo vit shohim se në botën e bukurisë shtohen trende të reja, të cilat zakonisht nisen nga personazhe publike dhe më pas bëhen virale. Këto trende nuk zgjasin përgjithmonë, por rinovohen me kohën. Disa ekspertë të fushës kanë mbledhur disa ide dhe propozime, të cilat me shumë mundësi do t’i shohim të bëjnë “namin” vitin e ardhshëm.

  • E ardhmja e lëkurës suaj do të jetë pikërisht ADN-ja juaj

Dr. Ellen Marmur ka thënë se kodi gjenetik i njerëzve nuk po përdoret vetëm për të gjetur barnat e duhura lidhur me sëmundje të ndryshme, por edhe për sa i përket bukurisë. Disa qeliza gjaku mund të prodhojnë disa substanca që të kenë veti shëruese për lëkurën tuaj të fytyrës.

  • Krijimi i një make up-i të kompjuterizuar

Kohërat kur na duhej shumë kohë për të vendosur se cila fondatinë ishte e përshtatshme për lëkurën kanë ikur njëherë e përgjithmonë. Tani, me anë të një aparature që do t’ju vendoset në fytyrë, do të arrihet të merret menjëherë nuanca që ju shkon më shumë për shtat. Aty do të ketë 22.000 nuanca të ndryshme, çka do të thotë se do të ketë një mbulim shumë natyral dhe shumë pranë ngjyrës së lëkurës së të gjitha vajzave.

  • Printer 3D për make up dhe flokë

Është pikërisht kompania prestigjioze “L’Oreal”, e cila po punon për një printer 3D që ka të bëjë me make up-in dhe flokët. Ky printer do të arrijë të identifikojë çdo problem që ju keni me fytyrën apo flokët dhe duke ju bërë “fotokopjen” e problemeve do t’ju japë edhe zgjidhjen për të rregulluar çdo pakënaqësi që keni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu