Shumë pak njerëz dinë se ka shumë vende në botë të cilat për çfarëdo arsye kanë nevojë për banorë të përhershëm.
Dhe, si mënyrë për t’i inkurajuar njerëzit të jetojnë dhe punojnë atje, ata ofrojnë sasi të mëdha të parave, transmeton Telegrafi.
Për t’i hequr të gjitha dyshimet që i keni rreth kësaj çështje, ne ju prezantojmë shtatë vendet të cilat ofrojnë mundësi fantastike për të jetuar në vende të huaja dhe të paguheni për këtë.
“Parisi i Perëndimit”. “Kryeqyteti i automobilave të SHBA-së”. Qyteti thuajse i zbrazët i Detroitit i ka humbur këta tituj gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20’të. Por, tani po përpiqet me të gjitha forcat ta rikthej lavdinë e vet.
Dhe, për ta bërë këtë, qeveria ka prezantuar një program të quajturChallenge Detroit, që i ofron 2,500 dollarë profesionistëve të industrive të ndryshme që janë të gatshëm për t’u rivendosur dhe për të punuar në këtë qytet.
Alaska, SHBA
Nëse e dashuroni dimrin, peizazhet dimërore, një ritëm të pa nxituar të jetës dhe ndjeheni sikur në shtëpi gjatë temperaturave të ulëta, atëherë jeta në Alaskë mund të jetë ndër gëzimet më të mëdha që i keni përjetuar. Tani ekziston një fond i veçantë i qeverisë që paguan profesionistët entuziastë për të marrë pjesë në jetën e këtij regjioni ku popullsia është në zbritje.
Kushti i vetëm për këtë është se duhet të jetoni në Alaskë për minimumi një vit.
Provinca Saskatchewan, Kanadë
Kjo provincë e Kanadasë i ofron personave të porsa diplomuar (jo më herët se 2010) që ende nuk kanë vendosur çfarë të bëjnë me karrierën e tyre një mundësi të mirë. Ata paguhen 20,000 dollarë për të jetuar dhe punuar në këtë zonë për 7 vite.
Niagara Falls, Nju Jork, SHBA
Kjo është edhe një mundësi tjetër që duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë: jetoni në një ndër vendet më të bukura në botë – dhe paguhuni për këtë. Qeveria iu ofron 7,000 dollarë personave të diplomuar nga universiteti për të punuar për biznese të ndryshme që gjenden afër kësaj ujëvare
Ponga, Asturias, Spanjë
Ky fshat i vogël e i mahnitshëm, i vendosur në territorin e mbrojtur të Spanjës veri-lindore, është ndër më të vjetrit në këtë shtet. Për t’i joshur banorët e rinj dhe për ta forcuar ekonominë vendore, qeveria i ofron 3,000 euro çdo çifti që shpërngulet aty. Veç kësaj, qeveria i paguan edhe 3,000 euro çiftet për secilin fëmijë që e bëjnë gjatë jetesës në këtë fshat.
Kjo e bën këtë mundësi të mirë për të jetuar në një ambient të pastër dhe vend tejet të bukur.
Utrecht, Holandë
Holanda është e famshme për njohuritë e thella në shkenca shoqërore. Ja një ndër eksperimentet shoqërore të cilin veçse janë duke e kryer atje: çfarë do të ndodhë nëse çdo person që jeton në një qytet merr 1,000 dollarë? Shpërnguluni në Utrecht për ta zbuluar!
Curtis, Nebraska, SHBA
Mundësitë janë se çdo person është ankuar se autoritetet lokale nuk janë duke bërë mjaftueshëm për qytetin. Në qytetin e vogël amerikan të Curtis, Nebraska, ata ofrojnë një zgjidhje: ju mund të fitoni tokë falas nëse i ofroni autoriteteve një ide të mirë për të përmirësuar infrastrukturën vendore apo kulturën. /Telegrafi