KF Pirok me përforcime të reja klubi drejt majave

Klubi i futbollit KF Piroku, nga Piroki i komunës së Bogovinës ka sjellur përforcime të reja duke iu bashkuar këtij klubi trajneri i njohur Jeton Elezi dhe ndihmës trajnerin Bastri Abdiji të cilët nga java e ardhëshme do të udhëheqin me ekipin e parë, shkruan Top24

Me këto përforcime ky klub tani po ngjitet maja me një shpejtësi për dallim nga shumë klube të tjera të vendit pasi dy trajnerët e rinj janë njohës të mirë të ligave vendore dhe rrethanave të futbollit vendor.

Të nderuar përkrahës,
Ju informojmë që K.F. Pirok siguroi shërbimet e trajnerit Jeton Elezi dhe ndihmësit të tij Basri Abdiji, të cilët nga java e ardhshme do të udhëheqin me ekipin e parë.

Bëhet fjalë për trajnerë cilësorë dhe me eksperiencë të madhe si ish futbollist, si dhe njohës të mirë të ligave vendore dhe rrethanave të futbollit vendor.
Gjithashtu, edhe Jetoni edhe Basria kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si futbollist për K.F. Pirok.

K.F. Pirok , Ju dëshiron mirseardhje trajnerëve të ri dhe u dëshiron suksese dhe shumë fitore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu