Me akupresurë me sukses eliminohen vështirësi të ndryshme, por edhe kilogramët e tepërt.
E gjitha që duhet të bëni është të shtypni pikat e caktuara energjike në trup.
Atëherë iniciohet qarkullim më i mirë i gjakut dhe humbja e peshës, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj, me shtypjen e këtyre pikave forcohet edhe sistemi i metabolizmit, shpejtohet metabolizmi dhe zvogëlohet ndjenja e stresit si dhe është e mundshme të kontrollohet më mirë apetiti.
Shikoni në video se çfarë duhet të bëni dhe ndani çdo ditë nga gjysmë ore për këtë.
Fjala është për kombinimin e shtypjes dhe masazhit.
Akupresura është një formë natyrale e shërimit të trupit nëpërmjet masazhimit të trupit me shtypje të ndryshme. Kjo metodë i jep organizmit përfitime të pafund, si shtimi i energjisë, përmirësimi i metabolizmit, humbja e peshës së tepërt, etj.
Burimi i rinisë ka qenë i fshehur prej kohësh në rrënjët e kulturës japoneze. Legjenda thotë se sekreti për rininë e përhershme është stimulimi i një pike në trup.
Gjithashtu duke masazhuar këtë pikë do të mbroheni dhe nga shumë sëmundje dhe do ta mbani trupin në formë në mënyrë perfekte.
Në trupin tonë ndodhet rreth 365 pika dhe 12 meridiane kryesore të cilat mund të stimulohen për arsye të ndryshme. /Telegrafi/