Koreja e Veriut ka krijuar një droge çudibërëse e cila shëron jo vetëm SIDA-n, por edhe kancerin dhe Ebolën, kjo nëse shpallja e fundit nga agjencia e lajmeve të vendit është për t’u besuar *.
Një njoftim thotë se kura e mrekullive përbëhet nga xhensen, pleh dhe një përzierje tjetër, e cila nuk është bërë publike, raporton “The Independent”.
Diktatori Kom Jong-un, i cili është i njohur për pretendimet e sforcuara në lidhje me arritjet e tij, thotë se ilaçi me sa duket do të jetë i pabesueshëm e se është një arritje e paparë dhe do të jetë i njohur me emrin “Kumdang-2”, raporton syri.net.
Në një deklaratë të publikuar nga Agjencia e Lajme të Republikës Popullore të Koresë se Veriut, Dr Jon Sung Hun ka thënë: “Kërkuesit kanë futur elemente të rralla mbi dhe nën tokë duke aplikuar shumë ekstrakte bimësh të rralla.