Kim Mehmeti: Kujt po i pengon Zoti që përmendet edhe në himnin tonë kombëtar?

Shkrimtari Kim Mehmeti shprehet i habitur se si disa shqiptarëve të kompleksuar po u pengon Zoti që përmendet edhe në himnin kombëtar të shqiptarëve, e nuk po ju pengojnë kryqet që ndërtohen në çdo cep të Maqedonisë.

“Jetojmë në shtet ku thuajse në çdo kodrinë ngrihet nga një kryq gjigantë, jetojmë në vend ku mungojnë biblioteka, spitale, shkolla…, por jo edhe objekte fetare, mirëpo kjo thuajse nuk u pengon ‘mendjendriturve’ të civilizuar që kujdesen për veprimtarinë ‘destruktive’ të të tjerëve! Mua më pëlqeu shumë ‘spoti’ amatoresk që qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku ndër shumë “nëse-të” tjera thuhet se në Konventën e Lëvizjes BESA duhet të vijnë edhe ata që besojnë në Zot. Zoti përmendet edhe në himnin tonë kombëtarë, dhe mirë që e kanë përmendur edhe Besatarët që kanë bërë këtë ‘spot’, ngaqë të besosh në Zot do të thotë të mos jesh përjashtues ndaj askujt dhe të duash çdo njeri dhe çdo krijesë të Zotit!”, vlerëson shkrimtari Kim Mehmeti./Lajmpress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu