Nga: Kim Mehmeti
Gazetarët më mbivlerësojnë dhe, thuajse unë e di, më pyesin se a do bie sonte Qeveria e Maqedonisë?
E nga ta dish si do votohet kur partitë e këtushme janë bërë si kompani tregtare, që pasurohen duke shitur patriotizëm të rrejshëm dhe të cilat, nuk i lidh mes veti as ideologjia, as shtetbëreja, as interesat e votuesve, por vetëm euroja dhe dollari që drejtuesit e tyre fusin në xhepa.
Pastaj ka raste kur vota e një deputeti arrin çmimin edhe deri në një milion euro, andaj mos u besoni disave që ‘mbrojnë’ parime e interesa kombëtare vetëm atëherë kur hapet tregu ku shiten e blihen deputetët, e ku çdonjëri ia rrit vetvetes çmimin.
E sa u përket shitblerjeve të votova të deputetëve, partive tona, si për shembull BDI-së, u mungon shumëçka tjetër, por jo edhe paratë. Andaj mbase sonte do shohim se cila nga ato e ka hapur thesin, siç do mund t’i shohim edhe deputetët më ‘parimorë’ që kemi.