Kina jep alarmin, qytetarët të përgatiten për Luftën e Tretë Botërore

Ministri kinez i Mbrojtjes, Chang Wanquan, ka paralajmëruar qytetarët e Kinës të përgatiten për Luftën e tretë Botërore.
Kjo deklaratë ka ardhur pas vendimit të Hagës se aktivitetet e Kinës në Detin e Kinës Jugore ishin të paligjshme.

Wanquan bëri një deklaratë para disa ditesh, gjatë inspektimit të instalimeve ushtarake në provincën lindore të Kinës bregdetare ku tha se publiku kinez duhet të jetë i informuar në lidhje me çështjet e mbrojtjes kombëtare, për shkak se sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit janë në rrezik.

Sipas agjencisë shtetërore të Kinës lajmeve “Xinhua”, Ministri Wanquan gjithashtu paralajmëroi për kërcënimet e sigurisë në det të hapur, si dhe pranoi seriozitetin e rrezikut për sigurinë kombëtare të Kinës.

Ai më tej ngarkoi të gjitha strukturat e sigurisë së vendit përfshirë ushtrinë, policinë, së bashku me qytetarët për t’u përgatitur dhe mobilizuar për të mbrojtur sovranitetin e tyre kombëtar dhe territorial. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu