Kina u hakmor me tarifa 84%, reagon Trump: Kohë e shkëlqyer për ju

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas hakmarrjes së Kinës për të rritur në mënyrë drastike tarifat mbi importet amerikane, duke u bërë thirrje kompanive që të zhvendosin aktivitetin e tyre në territorin amerikan.

Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi:
“Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur kompaninë tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zero tarifa, mos prit, bëje tani!”

Reagimi i Trump vjen pasi Ministria e Financave e Kinës njoftoi rritjen e tarifave për mallrat e importuara nga SHBA, duke i çuar ato në 84%, nga 34% që ishte vendosur më herët. Ky vendim shihet si një kundërpërgjigje ndaj masave të administratës Trump, e cila ka vendosur një tarife 104% ndaj produkteve amerikane.

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve kineze, tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga mesdita e datës 10 prill, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu