Prokuroria Speciale Publike (PSP), me urdhër gjyqësor, mbrëmë ka konfiskuar dokumentacione nga Ministria e Kulturës, për një lëndë që lidhet me projektin ”Shkupi 2014”, përcjell Telegrafi maqedoni.
Jozyrtarisht, bëhet fjalë për dokumentacione tenderi, me vlerë prej 1 milionë euro, për ndërtimin e Muzeut të luftës maqedonase, që sipas të dhënave të rrjetit ballkanik të gazetarisë hulumtuese BIRN, ndërtimi i këtij muzeu ka kushtuar mbi 16 milion euro.
Përndryshe, PSP-ja ka paralajmëruar një konferencë shtypi përnesër, ku do të publikohen të dhënat për hetime të reja./Telegrafi/