Kirurgu i njohur aderoi tek Izet Mexhiti, gazetari Ademi rrëfen zhvatjen që iu bë nga ai

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka njoftuar sot se në Maqedoninë e Veriut është rikthyer mjeku Refet Murtezani, siç thotë ai pas një karriere të suksesshme në Turqi.
Mirëpo për këtë rast ka reaguar gazetari Nevrij Ademi, i cili në një reagim në Facebook, shkruan se vite më parë ishte mashtruar dhe zhvatur nga doktor Murtezani për një operim që e ka kryer.

Reagimi i plotë:
Hajduti” përsëri në fshat!
Unë jam njëri nga qindra #Shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që Refeti i ka zhvatur në Turqi. Deri më sot nuk e kam treguar këtë ngjarje, por pasi që Refeti po vika si “hero,” nuk është mirë të gëzohemi që po kthehen “hajdutët.”
Në vitin 2018 ose 2019, nuk e di saktë, Refetin e kontaktova në internet dhe i thashë: “I nderuar doktor, jam me mbipeshë dhe duhet të vi të operohem në Turqi.” Për çështjet financiare ishin kujdesur miqtë dhe shokët, pasi që gjendja ime financiare në atë kohë, si i ri, nuk ishte e mirë.
Refeti, në fillim, më tha se operacioni kushton 7000 €. Pas bisedës me financuesit, të cilët ishin bashkëfshatarët e mi, e thirrëm Refetin dhe i thamë se çmimi është shumë i lartë. Ai na liroi pak dhe tha se gjithçka do të kushtonte 6500 €. Pasi që u dakorduam, erdhi dita e operacionit. Unë shkova andej me gjyshen.
Ende pa filluar operacioni, Refeti trokiti në derën e dhomës ku gjyshja e mërzitur priste lajm se si do të shkonte operacioni. Por ai nuk trokiti për t’i treguar gjyshes për gjendjen time, por për t’i kërkuar paratë!
Kështu kaluan 3-4 ditë dhe unë u ktheva në shtëpi. Operacioni nuk pati sukses dhe kërkova llogari nga doktori që e kishte kryer operacionin dhe tek i cili na kishte dërguar Refeti. Doktori, gjatë bisedës, më tha se operacioni ishte kryer sipas standardeve dhe se spitali kishte bërë lirim për mua.
Pasi që, me nervozizëm, ia ktheva: “Kam paguar 6500 euro dhe operacioni nuk ka pasur sukses!” – doktori, i habitur, tha: “Tek ne ke paguar vetëm 3000 euro,” që do të thotë se Refeti 3500 euro i kishte futur në xhep!
Refeti po kthehet, sepse “hajdutët” kërkohen me “hajdutët” dhe takohen një ditë!’ perfundon ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu