Kjo enigmë zgjidhet vetëm me tri lëvizje, a mund ta zgjidhni ju?

Një trik mashtrues për trurin që përfshin 12 kruese dhëmbësh është bërë hit në internet.
Enigma mashtruese, e cila u publikua në uebfaqen Quora, sfidon adhuruesit e kuizeve që të shndërrojnë modelin katër-katrorësh në vetëm tre katror.

Tingëllon e thjeshtë por nëse e provon, e sheh se sa e vështirë është – të paktën kështu kanë thënë ata që e kanë provuar, transmeton Gazeta Express.

Problemi kryesor është se enigma duhet të zgjidhet me vetëm tri lëvizje, që do të thotë se ata të cilët dëshirojnë ta zgjidhin atë duhet të mendojnë me kujdes para se t’i lëvizin shkopinjtë e vegjël të drurit.

Ata të cilët e provuan këtë trik, thanë në Quora se kishin kaluar orë të tëra në përpjekje për ta përfunduar enigmën.

Rregullat:

Një lëvizje nënkupton të lëvizësh njërën kruese në çfarëdo drejtimi.

Katrori perfekt arrihet kur të katër kornizat janë të mbyllura, duke u prekur mes vete krueset.

Dhe nuk mund ta thyeni ose ta modifikoni një kruese dhëmbësh.

Nuk mund t’i vendosni dy kruese dhëmbësh pranë njëra tjetrës dhe ta llogarisni si një anë.

Duhet të përdorni saktësisht tri lëvizje siç u përmend më lartë. As më pak, as më shumë.

Të tre katrorët duhet të jenë të së njëjtës madhësi.

Çdo kruese dhëmbësh duhet të jetë pjesë e katrorit.

A jeni gati? Provojeni këtë trik në shtëpi me familjarët ose miqtë tuaj, dhe sfidoni ata!


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu