Kjo është arsyeja pse ‘Fly Emirates’ dhe logo nuk duket qartë në fanellat e Realit ndaj Gijonit (FOTO)

Real Madridi e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Sporting Gijon me rezultat 2-1.

Të dy golat për Los Blancos i shënoi Cristiano Ronaldi (5’ dhe 18’), por ajo që ra në sy në 45 minutat e parë është se logo e klubit dhe emri i sponsorit ‘Fly Emirates’ nuk duken qartë si herëve tjera.”

cymuf_ixuaatygk-1

Menjëherë kjo ka zgjuar kureshtjen e tifozëve, të cilët kanë filluar me pyetje në rrjetet sociale.

cym4ai9xuaaiagt

E gjitha kjo ka ndodhur pasi Los Blancos po luajnë me fanella të krijuara duke përdorur mbetjet nga plastika në oqeane.

Fanellat janë nga Adidas dhe janë pjesë e fushatës për mos ndotjen e oqeaneve. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu