Shkencëtari iranian Alaeddin Qassemi zbuloi shpikjen e tij të re, një makinë që ai thotë se mund të vihet në lëvizje duke shpenzuar asgjë tjetër, përveçse ujë.
Siç pretendon ai, përcjell Telegrafi, vetura që bartë rreth 60 litra ujë është e aftë të udhëtojë deri në 900 kilometra për rreth 10 orë.
Në videon e publikuar, gjegjësisht në përshkrimin e saj thuhet se fuqia krijohet pasi H2O është e ndarë në hidrogjen dhe oksigjen, të cilat reagojnë kimikisht për të prodhuar energji.
Dhe kjo nuk është e tëra, përcjell Telegrafi. Sipas shpikësit, motori i makinës prodhon vetëm avujt e ujit, duke shkaktuar zero ndotje të ajrit.
Më tej në përshkrim thuhet se një litër ujë mund të gjenerojë rreth 96 megajoules (MD) të energjisë, ndërsa një litër benzinë prodhon vetëm 29 megajoules (MD) të energjisë. /Telegrafi/