Kjo është komuna ku maqedonët do të vendosin se cili shqiptar do ta drejtojë

Visar Ganiu dhe Zekerija Ibrahimi do të përballen sërish në raundin e dytë mes tyre për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve në komunën e Çairit, por duket se rol kryesor në përcaktimin e tij do të ketë vota e maqedonëve, shkruan Albeu.com.

Votat e BDI-së dhe Ganiut përllogaritën në rreth 35.32 për qind. Ai renditet i pari por nuk mjaftojnë që të dalë fitues. Zekerija Ibrahimi i Besës ka marrë 28.66 për qind, ndërsa parti e tretë është VMRO-ja me 23.09 për qind.

Janë pikërisht votat e maqedonëve që do të përcaktojnë fituesin në këtë komunë pasi partitë e tjera renditen shumë poshtë duke mos ndikuar në rezultat. /Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu