Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Nga deklarimi i dorëzuar në mars, del se bashkëshortja e tij ka dyfish më shumë të hyra vjetore sesa ai

Sipas regjistrit të publikuar nga APK, tek pasuritë e luajtshme Kurti ka deklaruar banesën e bashkëshortes në vlerë 400 mijë euro. Në emër të tij ai s’ka ndonjë pronë.

Si para të gatshme, ai ka deklaruar 1 mijë e 800 euro në emër të tij, 15 mijë e 500 euro në emër të bashkëshortes dhe 70 euro në emër të vajzës,

Aty përmendet edhe kredia në vlerë 170 mijë euro që ka bashkëshortja e tij për blerjen e apartamentit. Kjo është shuma e mbetur nga vlera totale e kredisë 270 mijë euro.

Tek kjo pjesë përmendet edhe qiraja që paguan Kurti për shtëpinë ku jeton, e që është në vlerë 250 euro.

Si të hyra vjetore, ai ka deklaruar 20 mijë e 278 euro që merr si pagë si kryeministër.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij merr 44 mijë e 100 euro në vit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu