Zyrtarisht, Ziadin Sela ka pasuri prej 22.476.648 denarë apo në kundërvlerë me euro: 365.473 euro dhe tre vetura Audi 80, Citroën 3x dhe BMW 530 për të cilat nuk ka deklaruar se sa kushtojnë.
Kryetari i Komunës së Strugës këtë pasuri e ka të ndarë në disa elemente, duke përfshirë këtu një shtëpi, një tokë dhe një mal në Strugë. Ai ka edhe një kartelë kursimi në ”Stopanska Banka” me vlerë prej 416.648 denarë apo në kundërvlerë me euro: 6774 euro.
Më poshtë, Telegrafi Maqedoni ju sjell në detaje pasurinë e kryetarit të komunës së Strugës dhe kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Sela:
-Shtëpi prej 80 metër katrorë në Strugë me vlerë prej 4.896.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 79.025 euro. Këtë pasuri Sela ka shkruar se e ka nga trashigimia.
-Tokë prej 10.000 metër katrorë në Strugë me vlerë prej 6.130.000 apo me kundërvlerë me euro: 99.674 euro. Këtë pasuri Sela e ka deklaruar se e ka nga trashigimia.
-Zabel prej 30.000 metra katrorë në fshatin Novo Sellë të Strugës për të cilën ka deklaruar se ka kushtuar 11.034.000 denarë apo në kundërvlerë në euro: 179.414 euro. Këtë pasuri Sela e ka deklaruar se e ka nga trashigimia.
-Ziadin Sela në pasurinë që e ka paraqitur në Komisionin për parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni, ka shënuar se ka edhe tre vetura për të cilat nuk ka shënuar vlerën se sa janë blerë.
a) Ai ka një veturë të tipit Audi 80 të vitit 1992 për të cilin për të cilën ka shënuar se e ka marrë si dhuratë.
b) Ai e ka paraqitur edhe një veturë të tipit Citroën 3X e vitit 1993 për të cilën gjithashtu nuk e ka shënuar vlerën e blerjes. Këtë veturë ai e ka blerë.
c) Veturën e tretë, të tipit BMW 530 e vitit 2001 për të cilën ka thënë se e ka blerë nëpërmjet një marrëveshje për shit-blerje.
-Kryetari i Strugës dhe i LR-PDSH-së ka deklaruar se ka edhe një kartelë kursimi të depozituar në bankën ”Stopanska Banka” që peshon 416.648 denarë apo në kundërvlerë me euro: 6774 euro.