Kjo është shqiptarja e cila u ballafaqua me bashkëpunëtoren e Sllobodan Milloshovicit (VIDEO)

Lumi Hadri, aktiviste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka lobuar shumë për Kosovën, në vitin 1999 ishte ballafaquar me bashkëpunëtoren e Sllobodan Milloshovicit.

E ftuar në një televizion amerikanë, Hadri sfidon keqinterpretimet e ish ministres për informim të Serbisë, Radamilla Milentijevic, përcjell “zeri.info”.

Kjo përballje në mes Lumi Hadri dhe Radamilla Milentijevic, erdh në ditën e dytë të operacionit të forcave ajrore të NATO-së për t’i dhënë fund aksionit dhe represionit të forcave ushtarake serbe në Kosovë.

Kujtojmë që Lumi Hadri është vajza e akademik Ali Hadrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu