Kjo risi e WhatsApp mund të na kushtojë shumë

Whatsapp është një nga platformat më të përdorura për të komunikuar dhe së fundmi pritet të sjellë një ndryshim të madh. Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë ka konfirmuar planet për të nxjerrë një sistem pagesash që do t’i lejonte përdoruesit të transferonin në mënyrë të sigurt paratë me njëri-tjetrin.

Por nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund të humbisni shumë para. Ky njoftim ka ardhur pasi “WhatsApp” ka kryer një periudhë të kufizuar testimi me rreth një milion përdorues.

BBC shkruan se ky test ka filluar në Indi ku ka rreth 2 milionë përdorues dhe çdokush që dëshiron të përfitojë nga ndryshimet e reja do të duhet të lidhë llogarinë e WhatsApp me llogarinë e tyre bankare. Kjo risi po shihet edhe si një “lehtësi” për hacker-at, të cilët mund të fitojnë më shumë para.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu