Klajdi e pranon publikisht: “Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën”

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” tensionet dhe surprizat nuk mungojnë, por izolimi i fundit i disa prej banorëve ka sjellë edhe rrëfime të papritura.

Pas një penalizimi nga “Vëllai i Madh” për thyerje të rregullave, Klajdi Musabelliu, G-Bani, Gjesti dhe Rozana u ndanë nga pjesa tjetër e shtëpisë dhe u vendosën në një dhomë të veçantë.

Gjatë kësaj kohe, Klajdi dhe Rozana patën një bisedë më të thellë, duke lënë mënjanë përplasjet e tyre të mëparshme. Pikërisht në këtë moment, Klajdi vendosi të zbulojë një detaj të panjohur nga jeta e tij sentimentale.

“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën,” rrëfeu ai. “Kur merrnim pjesë tek ‘Ethet’, kalonim shumë kohë së bashku në prova dhe këndonim bashkë. Gjatë asaj periudhe ndjeva diçka për të.”<


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu