Për testim në laboratorët shtetëror qytetarët presin me ditë, andaj shpeshherë ata vendosin të testohen në klinikat private. Vetëm nga dje janë bërë 2667 teste, 1302 apo gjysma prej tyre janë bërë nëpër laboratorët privat. Pyetëm në disa klinika private. Atje çmimet janë prej 2600 deri 6000 për një test. Në Sistina çmimi është 2700 denarë, Zhan Mitrev 6000 dhe 3950 denarë, Remedika 3500 denarë, Sinlab 3950 denarë, Biotek 2600 denarë dhe Avicena 3000 denarë, njofton kronika e TV21.
Që nga fillimi i pandemisë deri më tani janë bërë 114 teste prej gjithsej 238 mijë në nivel të shtetit. Nëse çmimi mesatar për një test është 50 euro, atëherë qytetarët kanë shpenzuar 5 557 268 euro për teste private. Qytetarët thonë se çmimi për testet për Kovid 19 janë tepër të larta në krahasim me pagën mesatare në Maqedoninë e Veriut. /TV21
Video: