Koalicioni gjerman qeveritar pret formimin e shpejtë të Qeverisë me Gruevskin në krye

“Presim formim të shpejtë të Qeverisë së re të Maqedonisë nën drejtimin e Nikolla Gruevskit”, deklaroi sot Tobias Zek, deputet në Bundestagun gjerman të koalicionit qeveritar të Angela Merkel dhe nënkryetar i grupit të Partisë Evropiane Popullore në Asamblenë Parlamentare të Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është shumë e rëndësishme dhe e dobishme ajo që para zgjedhjeve lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, pati takim me miqtë në Partinë Evropiane Popullore, si në Berlin adhtu edhe në Munchen. Presim formim të shpejtë të Qeverisë së re me Gruevskin në krye. Me kënaqësi presim në të ardhmen të kemi bashkëpunim të fuqishëm dhe të frytshëm me partnerin tonë në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Zek./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu