Numri i pacientëve të hospitalizuar nga zjarri në diskotekën e Koçanit kalon 160, përfshirë 16 të shtruar në spitale private, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore.
“Gjendja është në tërësi janë 89 pacientë të hospitalizuar në Qendrën Klinike, në 8 Shtatori, Spitalin e vjetër të Qytetit etj. Sa i përket pacientëve jashtë vendit, deri në mëngjes kemi në tërësi 76 pacientë që janë transportuar në Klinikat e huaja. Të fundit janë transportuar në orët e pata të mëngjesit të sotëm, dy për Kroaci, Athinë tre, Vjenë dy pacientë dhe në Slloveni dy pacientë”, tha Jovica Andonovski – zv/ministër i Shëndetësisë.
Meqë në vendet e rajonit janë mbushur kapacitetet spitalore, pacientët e tjerë që do të ketë nevojë do të dërgohen në Itali, Holandë dhe Belgjikë. Drejtori i Fondit Shëndetësor Sasho Klekovski theksoi gjithashtu se qeveria do të mbulojë shpenzimet që pacientët të shoqërohen nga prindërit ose ndonjë familjarë tjetër.
“Situata aktualisht është e tillë që kapacitetet në shtetet fqinje janë mbushur dhe tani më po angazhojmë destinacione më të largëta, u munduam për shkak të afërsisë, shfrytëzuam Bullgarinë, Turqinë dhe Greqinë por edhe atje janë të mbushura kapacitetet, kështu që do t’i dërgojmë pacientët në destinacione më të largëta dhe qeveria ka vendosur që të mund prindërit ose partnerët të shkojnë bashkë me pacientët, fëmijët apo çfarëdo relacioni që kanë”, u shpreh Sashko Kllekovski – Drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor.
Pacientët në përgjithësi kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, tregon drejtori i Spitalit “8 Shtatori” Sinisha Stojanoski, i cili shton se nuk ka pacientë në gjendje kritike.
“Më së shumti janë të shpërndara në kokë dhe në shuplaka, sepse supozoj se fillimisht është djegur kulmi, dhe prandaj fytyra dhe ato që ka qenë mbrojtëse të shkëndijave të zjarrit dhe kjo është arsyeja përse janë distribuuar aty. Pjesa tjetër e lëndimeve që e bën më serioze pasqyrën klinike është thithja e ajrit të nxehtë, gazra helmues që i kanë lirauar materialet dhe lloji i tretë i lëndimeve janë bërë si rezultat i luftës për jetë, kur kanë shkelur njëri mbi tjetrin dhe këto janë lëndime të karakterit traumatic, në formë të shtypjeje dhe thyerje”, theksoi Sinisha Stojanoski – drejtor i Spitalit “8 Shtatori”.
Autoritetet shëndetësore edhe një herë apelojnë te të gjithë personat që kanë qenë atë natë kur ka ndodhur aksidenti në diskotekën Puls, të paraqiten sa më parë për kontroll në spitale.