Koçani ua riktheu dhimbjen e para 4 viteve! Familjarët e viktimave të “Modularit” në pritje të rigjykimit

Në zjarrin që ra para katër vitesh në spitalin modular në Tetovë, Ibin Emshiu, humbi babanë dhe vëllain. Ditën ku ndodhi tragjedia në Koçan, thotë se ka përjetuar të njëjtën dhimbje si në vitin 2021.

“Shprehë ngushëllime për familjet e Koçanit. Kur e dëgjuam këtë rast mu ngri trupi si e kujtoj kur kam qenë atë ditë në rastin e spitalit të Tetovës që pamë gjithë atë tragjedi t’i shikosh njerëzit të digjen gjallë nuk është e lehtë dhe të bllokohet truri krejt se në çfarë situatash kemi arrit në Maqedoni të digjesh për së gjalli, është mjerim për ato familje që i kanë humbur të dashurit si unë që e kam humbë të gjithë familjen”, u shpreh Ibin Emshiu – Familjar i viktimave në zjarrin në Spitalin Modular.

Tragjedia në Koçan është hapje plagësh edhe për Mumin Ismailin, i cili para katër vitesh humbi nënën.

“Ne si familjar në rastin e spitalit modular në Tetovë me rastin e Koçanit na u hap plaga e viktimave të spitalit modular. Si familjar shprehim ngushëllime dhe me këtë intervistë shpreh që të them se edhe të do të hapet rigjykimet nga fillimi”, theksoi Mumin Ismaili Familjar në rastin e Spitalit Modular.

Pas arrestimeve që janë bërë në hetimin për rastin e Koçanit, që të dy, Ibini dhe Mumini, po shpresojnë se do të ndikojë edhe te rihapja e procesit për spitalin modular në Tetovë, ku jetën e humbën 14 persona.

“Me ja nis nga fillimi se a do zbardhet rasti i spitalit modular duhet me u hap procedura nga fillimi edhe me thirr zotëri Venko Filipçe kush e ka pas tenderin e spitalit, kryetaren e komunës bashkë me inspektoratin që duhet me dhënë leje ndërtimi, për me bë çdo gjë në komunën e Tetovës, jo vetëm Florim Besimin dhe Artan Etemin, këta janë të fajësuar, por jo gjithë barrën me ua lëshu këtyre. Unë e them nuk i përkas asnjë partie, mirëpo nëse duan të bëjnë punë dhe kredibilitetin me fitu nga popullata, duhet me fillu nga fillimi”, shtoi Ibin Emshiu – familjar në rastin e Spitalit Modular.

Për shqiptarët nuk ka drejtësi u dogjën 14 persona duke u shërua në spital, asnjë epilog, nuk mori asnjë përgjegjësi askush, tash e shohim në rastin e Koçanit burgosen ish-ministra, policë dhe në rastin e modularit nuk u arrestuar askush. Ka pas anulime për shkaqe shëndetësore, jo u operua, jo i sëmurë andej-këndej, dhe fundi erdh se ai pardje se ai mban seanca në gjykatë, ndërsa tek modulari ka dhënë dorëheqje, ne si familjar nuk jemi të njoftuar dhe e nuk e dimë pse e la gjykimin për spitalin modular”, potencoi Mumin Ismaili Familjar në rastin e Spitalit Modular.

Për ta kuptuar këtë që po thotë Mumini – e ka fjalën se gjykatësi i lëndës Jordan Vellkovski është tërhequr nga lënda e rigjykimit për modularin dhe tash lëndën e udhëheq gjykatësi Rexhep Musa.

Kur e pyetëm Gjykatën e Tetovës se pse u tërhoq Vellkovski, na thanë për arsye shëndetësore.

Me kërkesë për shkaqe shëndetësore nga ana e gjykatësit Jordan Velkovski, me vendim lënda e spitalit modular me sistemin e AKMIS-it i është ndarë gjykatësit tjetër”, thonë nga Gjykata Themelore e Tetovës.

E pakuptueshme se si për shkaqe shëndetësore, kur në oraret e gjykatësve shihet se gjykatësi Vellkovski ka çdo ditë seanca, siç edhe mund të shihen në këto pamje.

Pritet që më 3 prill në gjykatën themelore të Tetovës të mbahet seanca e dytë, pasi pas katër anulimesh, gjykata e apelit e ktheu lëndën në rigjykim. Është bërë një gjykim, por lënda u kthye në rigjykim pasi që Gjykata Administrative kishte vërejtje në prezantimin e dëshmive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu