Kodheli reagon ashpër ndaj homologut grek: Ka ikur koha e satrapave! (FOTO)

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra dje nga homologu i saj grek Panos Kammenos në kufirin greko-shqiptar.
Përmes një statusi të publikuar në Facebook, Ministrja Kodheli i kujton vendit fqinj se NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike dhe për të ruajtur paqen kudo në botë, përballë çdo rreziku.

Por sipas Kodhelit, ka ende “satrapa” që veshin uniforma ushtarake dhe ngrenë fantazma të së shkuarës.

“NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve. Give peace a chance.” shkruan Kodheli

Ditën e djeshme, ministry grek i mbrojtjes Kammenos, Top of Formparalajmëroi Shqipërinë nga pika kufitare në Molivdoskepasti, “të mos guxojë të sfidojë Greqinë”.

dfhhgf_1480779429-3230074


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu