“Koha është e maskarrenjve por atdheu i shqiptarëve”

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!

Vargje këto të shkëputura nga poezia e Ali Asllanit, një ndër poetët më të shquar të letërsisë shqipe, të shkruara dhjetëra vite më parë por që i përshtaten aq mirë realitetit mbarëshqiptar.

Sot, pas kaq shumë vitesh, ne nuk kemi asnjë dallim nga kjo poezi, pasi kemi mbetur në një ‘qorrsokak’ dhe presim nga ‘armiku’ mëshirën që se patëm nga ata që drejtuan për vite me rradhë por që zgjodhën rrugën më të lehtë për të arritur kolltuqet e postet e larta, duke u ulur në prehrin e armikut dhe duke u bërë pion në duart e tyre.

InfoShqip përcjell nga artisti Reshat Arbana, këtë poezi të recituar me një emocion të veçantë që të rrënqeth trupin dhe të bën të reflektosh se edhe pas kaq e kaq shumë vitesh, kjo poezi është aq aktuale edhe në ditët e sotme! /InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu