Komandant Hoxha ka një porosi për Zoran Zaevin

Ish Komandant Hoxha, Xhezair Shaqiri, ka komentuar marrjen e mandatit nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, duke theksuar se stabiliteti i Maqedonisë varet edhe nga Tanusha.

Mandatari i ri Zoran Zaev shpresojmë se nuk e harron faktin se Tanusha u sulmua e para në vitin 2007 nga pushtetarët kriminel të VMRO-së dhe qe 10 vite e gjysmë u vetmbrojt nga kriminelët qeveritar të VMRO-së. Stabiliteti i Maqedonisë varet edhe nga Tanusha. Ta shohim në ditët në vijim qeverinë e re të Maqedonisë se a do të parasheh bisedimet me Tanushën.”, shkruan Shaqiri në postimin e tij./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu